Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar për rastin e abuzimit seksual të nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi, përcjell Bota Sot
Ai ka thënë se për këtë arsye duhet procesi i Vettingut në të gjitha institucionet.
Zemaj ka shkruar se është koha, për të rikthyer besimin e opinionit në punën e institucioneve të Republikës së Kosovës është më shumë se nevojë.
Postimi i plotë :
Kjo është arsyeja pse duhet proces i Vettingut në të gjitha institucionet e Kosovës. Shoqëria nuk mundet të duroj njerëz, zyrtar publik të cilët nuk kanë integritet moral dhe me të kaluar kriminale të jenë bartës të pozitave institucionale në Kosovë.
Pasojat e promovimit dhe zgjedhjes së njerëzve me petk kriminal, çdo ditë akoma në emër të “patriotizmit” dhe klaneve janë vetëm prodhues të pasojave në shoqëri, sikurse rasti i abuzimit i një të miture nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, vjedhje të bankave dhe grabitjeve ordinere.
Kështu është kur ke zyrtar qeveritar nën akuza publike dhe kjo e shndërruar në normale për ta, kështu është kur ke vetëm në letër ministër të rendit dhe funksionet e tij ekzekutive janë të paralizuara para krimit..
Koha, për të rikthyer besimin e opinionit në punën e institucioneve të Republikës së Kosovës është më shumë se nevojë.
Kjo gjendje duhet të ndryshohet…