Haradinaj: Falë angazhimit serioz të institucioneve janë finalizuar prioritetet kyçe të ERA1

Aktuale

Haradinaj: Falë angazhimit serioz të institucioneve janë finalizuar prioritetet kyçe të ERA1

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:05
Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se dinamika e shtuar në qeverisje ka intensifikuar edhe zbatimin e agjendës së reformave europiane, përcjell Bota Sot.

Haradinaj tha se falë angazhimit serioz të institucioneve janë finalizuar prioritetet kyçe të ERA1

Postimi i plotë:

Dinamika e shtuar në qeverisje ka intensifikuar edhe zbatimin e agjendës së reformave europiane. Falë angazhimit serioz të institucioneve janë finalizuar prioritetet kyçe të ERA1. Me pakon e ligjeve që fuqizon reformën në drejtësi, dhe atë të Reformës së Administratës Publike, është vendosur themeli rregullativ i funksionimit të shtetit.

Në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Europian kërkova ndërveprim institucional dhe dinamikë të shtuar implementuese të kritereve, që etapa e dytë e Agjendës së Reformës Europiane (ERA) të përmbushet në afat optimal.RH

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat