Deliu-Kodra: Numri i madh i rasteve të pedofilisë, alarm për institucionet e vendit

Aktuale

Deliu-Kodra: Numri i madh i rasteve të pedofilisë, alarm për institucionet e vendit

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 23:51
Deputetja e PDK’së Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK’së Blerta Deliu-Kodra është shprehur e tronditur me lajmet e fundit rreth përdhunimit të një të miture nga profesori dhe polici. Ajo ka kërkuar mobilizim të institucioneve për hetimin e këtij rasti.

Deliu-Kodra thotë se rastet e raportuara të përdhunimit të fëmijëve do të duhej të alarmonin institucionet përgjegjëse.

“Numri i madh i rasteve të pedofilisë janë alarm për institucionet e vendit”, tha Deliu-Kodra në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ndërkohë ajo ka arsyetuar mungesën e saj në protestën e sotme në Drenas lidhur me rastin e abuzimit të 16 vjeçares.

‘Kam qenë jashtë vendit. Nuk kam qenë në Kosovë për protestë’, tha ajo.

Ndërkohë, sipas saj në vend duhet punuar shumë për të drejtat e grave.

‘E shohim në komente që ka gjuhë të tmerrshme ndaj grave që ua humb atyre vetëbesimin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat