Një muaj paraburgim për mësuesin nga Drenasi

Aktuale

Një muaj paraburgim për mësuesin nga Drenasi

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 13:19
SH.XH

Gjykata Themelore në ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.XH për shkak të veprave penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë.

Gjykata nëpërmejt një komunikate thotë se ka marrë aktvendim dhe të pandehurit SH.XH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 07 shkurt deri më datë 07 mars.    

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri SH.XH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si mësimdhënës. Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, pasi që i pandehuri SH.XH mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika  1.2.3. të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat