Grabovci: “Pronto”, më e rëndë se vdekja që kam parë disa herë me sy

Aktuale

Grabovci: “Pronto”, më e rëndë se vdekja që kam parë disa herë me sy

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 00:00
Adem Grabovci

Adem Grabovci ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën në emisionin ”Personale” në RTV Dukagjini.

Grabovci ka thënë se dalja në publik e aferës “Pronto”, për të ka qenë më e rëndë se vdekja, që ai thotë se disa herë e ka parë me sy.

“Këtë inskenim e kam përjetuar më rëndë se vdekja, që e kam parë disa herë me sy. Ngjarja që më së paku e kam pritur që mund të më ndodhë. Ia kam lënë në dorë drejtësisë”.

Ish-zyrtari i PDK-së ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka dëmtuar interesat e ndonjë qytetari.

“Nëse gjenden vetëm një njeri që i kamë bërë padrejtësi, në mënyrë absolute jam i gatshëm të jap llogari. Por kjo nuk ka ndodh kurrë e as nuk do të ndodh. Kam qenë deputet, kam qenë shef i Grupit Parlamentar (PDK), dhe nëse i kam tejkaluar kompetencat e mia, jam i gatshëm të jap llogari”.

Ai thotë se rastin “Pronto” ia ka lënë drejtësisë, por thotë se me publikimin e atyre bisedave i është bërë dëm i madh moral.

“Bisedat më shumë kanë qenë konsultuese. Sot çfarë favore kërkohen…”

Grabovci ka thënë se nuk e përjashton që ky rast ka pasur qëllim për eliminim politik, por sipas tij koha do të tregoj të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat