Gjenerali suedez Branstorm flet për trazirat e marsit 2004: Bashkësia ndërkombëtare doli me vlerësime të gabuara - Bota Sot
Gjenerali suedez Branstorm flet për trazirat e marsit 2004: Bashkësia ndërkombëtare doli me vlerësime të gabuara

Aktuale

Gjenerali suedez Branstorm flet për trazirat e marsit 2004: Bashkësia ndërkombëtare doli me vlerësime të gabuara

Nga: F.B. Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Anders Branstorm

Të gjithë vlerësimet e situatës së sigurisë në prag të ngjarjeve të marsit 2004 në Kosovë ishin të gabuara, thotë ish-komandanti i Brigadës shumëkombëshe në Kosovë, gjenerali Anders Branstorm për “Politika”, transmeton “Bota sot”.

“Ishim të vetëdijshëm për tensionet ekzistuese në ato ditë, por edhe të befasuar me intensitetin e sulmeve dhe rrjedhën e ngjarjeve”, thotë Branstrom duke shtuar se nuk ishin të gatshëm për ngjarjet pasuese.

Ai shprehet se ndonëse nuk ishim të gatshëm për intensitetin e sulmeve, ia dolëm të shpëtojmë Çagllavicën duke falënderuar raportit profesional të ushtarëve dhe komandantit të brigadës. “Kemi ndihmuar qytetarët edhe serbë edhe shqiptarë".

NATO është përkujdesur për situatën e sigurisë së bashku me anëtarët tjerë të bashkësisë, gjë që ka evituar dhunën në marsin 2004.

"Që nga vendosja jonë në Kosovë me 2003 ishim të fokusuar të dimë çfarë po ndodhë, po ashtu kemi punuar të jemi të gatshëm nëse ndodh ndonjë gjë e keqe. Vlerësimet e pothuajse të gjithë bashkësisë ndërkombëtare për situatën në Kosovë në vitin 2004 ishin të pasakta”, thotë Branstrom.

Ai përkujton se ishte komandant batalioni në kontigjentin suedez edhe në vitin 2000 dhe kur erdhi mundësia të drejtojmë Brigadën shumëkombëshe ishte nder për atë edhe vendin e tij.

“Jemi përball në dy raste me dhunën në Çagllavisë dhe në ndërtesat në Prishtinë ku jetonin serbët, ku kemi kryer operacionet e evakuimit dhe ruajtëm jetën e njerëzve, ndonëse kemi pasur edhe ushtarë të lënduar ", tregon gjenerali.

Qëllimi i të gjithëve në atë kohë ishte ndalja edhe dhunës edhe mbrojtja e jetës së qytetarëve, vendosmëri kjo e dëshmuar nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare.

"Shumica e kolegëve dhe miqve nga bashkësia ndërkombëtare ndan mendimin tim, se qëllimi ishte ndalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe evitimi i rrezikut për jetë edhe trashëgimi kulturore", shton Branstrom.

Sipas Branstrom NATO ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe vendosjen e sigurisë për të gjithë në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...