“Kosova më mirë t’i kthej serbët sesa të ia jep 25% të territorit Serbisë” - Bota Sot
“Kosova më mirë t’i kthej serbët sesa të ia jep 25% të territorit Serbisë”

Aktuale

“Kosova më mirë t’i kthej serbët sesa të ia jep 25% të territorit Serbisë”

Nga: N.Sh Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 13:51
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku thotë se më mirë është që Kosova t’i kthej serbët sesa të ia jep 25% të territorit Serbisë.

Maloku ka dhënë disa shembuj për këtë çështje duke shtuar se, kthimi i serbëve në qytetar lojal është më i leverdishëm seas ideja e korrigjimit të kufirit e iniciuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“1. Opsioni i kthimit të serbëve në (qytetar lojal) favor të ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, si kalkulim; ekonomik, demografik e gjithsesi edhe politik, është opsion shumë më i leverdishëm, se sa ideja e "korigjimit" që është inicuar nga trojka Thaçi&Vuçiq&Rama.

2. Ja ca ad hoc argumente:

a) Së pari, shqiptarët janë aq të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pamundësinë e ekzistimit të shteteve të pastërta nacionale në hapësirën ballkanike, ku janë të përzier etnikisht të gjithë ngapak .

b) Ndërsa Kosova, edhe ashtu me 95% të pastërtisë etnike, nuk ka edhe aq shumë nevojë ta ndjekë këtë parim, të cilin e ka krijuar vetvetiu bioritmi natyror i natalitetit dhe mortalitetit gjatë gjithë historisë.

c) Kthimi i serbëve, i prejudikuar gjithnjë sipas kritereve të atyre që nuk kanë qenë të implikuar në krime dhe masakra, do të mundë t’ua hiqte nga dora disa qarqeve zyrtare të NATO-s dhe regjimit të Beogradit, argumentin për kinse mostolerancën ndëretnike, që janë duke treguar shqiptarët.

d) Shembullin krahasimtar, lidhur me një model të tillë kompromisi, e kemi në kornizën e riintegrimit të qytetit të Vukovarit dhe Sllavonisë Lindore, në territorin e Kroacisë.

e) Me këso qasje dhe standardi evropian, e në fakt, tolerant nga ana e Qeverisë kosovare, do të mund të përfitonin shumë shtresat e ulëta të popullsisë, të cilat, dalëngadalë, siç po shihet, po i largohen vëmendjes së ndihmës nga faktori ndërkombëtar. Proces ky që i ka ndodhur edhe Bosnjës, deri para fillimit të luftës në Kosovë, Çeçenisë, Afganistanit, Sirisë, etj.

3. Korigjimet (lexo: copëtimin e territorit te Kosovës) eventuale do kishin efekte domino në tërë rajonin, si në Bosnjë e Maqedoni. Thënë si më thjesht, kjo nënkupton luftëra të reja në Ballkan...”, thotë Maloku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...