Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë fundjavë, në fshatin Çagllavicë, afër Prishtinës.
Atje, një person dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij, të shtunën.
Lajmin e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka
Mësohet se i ndjeri ishte shqiptar, ndërsa hetimet e mëtutjeshme do t’i zbardhin më shumë detaje rreth këtij rasti.
Media ka raportuar edhe për një tjetër vetëvrasje që dyshohet të ketë ndodhur në vend, të shtunën.
Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, në zonën e njohur si Rruga B, në Prishtinë.