RrGK dhe Lobi kërkojnë zëvendësimin e logos aktuale për 11-vjetorin e pavarësisë - Bota Sot
RrGK dhe Lobi kërkojnë zëvendësimin e logos aktuale për 11-vjetorin e pavarësisë

Aktuale

RrGK dhe Lobi kërkojnë zëvendësimin e logos aktuale për 11-vjetorin e pavarësisë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:28
Logoja

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë (Lobi) janë të indinjuara me lansimin që iu bë rishtazi logos së 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku në plan të parë paraqitet vetëm silueta e një burrë, duke thënë se logoja aktuale është diskriminuese dhe e papranueshme, pasi sipas tyre, nuk njeh kontributin e grave në shtet-ndërtim.

RrGK dhe Lobi nuk pajtohen me deklaratën e dhënë nga përfaqësuesi i protokollit të shtetit, Orhan Hajrizi, sipas të cilit logoja është dizajnuar në mënyrë që të konsiderohet si dedikim drejt formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Jemi të bindura që puna dhe përfaqësimi i identitetit tonë shtetëror është promovuar shumë herë në këto vite nga gratë kosovare, e madje arritjet e tyre janë brohoritur nga vetë zyrtarët shtetërorë. Këto merita duhet të konsiderohen si të barabarta për nga niveli i rëndësisë dhe ri-theksojmë se njohja e kontributit të grave në ndërtimin e imazhit shtetëror duhet të reflektohet edhe në logon e 11-vjetorit të pavarësisë”, thuhet në reagim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...