Veseli, pozitë e opozitë duhet të bëhemi bashkë, në mbështetje për fazën finale të dialogut

Aktuale

Veseli, pozitë e opozitë duhet të bëhemi bashkë, në mbështetje për fazën finale të dialogut

Nga: Z.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:52
Foto

Në komunikata për medie në këtë takim, Veseli dhe krerët e shtetit së bashku me përfaqësuesit e delegacionit shtetëror kanë diskutuar për procesin e fazës finale të dialogut, me theks të veçantë për platformën shtetërore të dialogut e cila do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Në komunikatë nuk përmendet diskutimi rreth taksës ndaj produkteve serbe, vendim ky që po mbanë pezull edhe negociatat me Serbinë.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në takim se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e opozitës duhet të bëhen bashkë në mbështetje të platformës për fazën finale të dialogut, ndërsa ka theksuar se uniteti i skenës politike kosovare në proces e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e dialogut”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat