Këta janë shokët e Zahir Pajazitit që po heshtin dhe po pengohen të flasin, ja emrat

Aktuale

Këta janë shokët e Zahir Pajazitit që po heshtin dhe po pengohen të flasin, ja emrat

Nga: D.RR Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha

Publicisti që ka shkruar shumë, madje edhe kolumne për komandantin Zahir Pajaziti, Gazmend Islami ka bërë përsëri një shkrim për të, ku kërkon nga shokët e Zahirit që të flasin dhe të mos heshtin për gjërat që i dinë, e që mund t’i japin fund spekulimeve për komandantin Zahir Pajazitit.

Publicisti Islami ka publikuar të gjithë emrat e shokëve të Zahirit, që ishin bashkë me të për të mbrojtur kauzën për lirinë e vendit, transmeton “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

Luanët e luftës që në paqe rrinë të heshtur, besnikët e Komandantit Zahir Pajazitit!

Është folur dhe përfolur emri i Komandantit Zahir Pajazitit me mijëra herë, janë shtruar shumë herë pyetje, a ishte Zahiri Komandanti i parë i UÇK-së, a ishte ai që bëri shtrirjen në shumicën e komunave të Kosovës, a ishte ai shtylla kryesore dhe boshti i saj.
 

Me apo pa dashje jam ballafaquar me këtë fenomen i cili në pamje të parë duket i pa rëndësishëm, por në historinë e një Kombi ka rëndësi të veçantë sepse ajo trashëgohet nga brezi në brez, ngjarje dhe figura të tilla historike duhet të ndriçohen dhe shkruhen drejtë. Historia e vërtetë duhet të shkruhet sepse vetëm si e shkruar mbijeton dhe këtë ia kemi borxh gjeneratave të ardhshme. 
 

Ёshtë shkruar dhe folur shumë për këtë, disa rrëfejnë që Zahiri ishte Komandanti i parë, disa të tjerë nuk e mohojnë por edhe as nuk e pohojnë një gjë të tillë, pra fatkeqësisht shpeshherë gjendemi në dilemën e të vërtetës. Dhe që kjo “dilemë” të merr njëherë e përgjithmonë kahje të drejtë, duhet të flasin ata që janë gjallë!
 

Në Llap kishte grupe të armatosura qysh nga Çeta e Llapit që vazhdonin rrugëtimin për çlirim. Pra Zahiri, Hakifi, Hasan Ramadani kishin filluar aksionet edhe vetëm punohej në shtrimin e terrenit, kishte edhe grupe tjera që merrnin aksione siç ishte Dëshmori Mehmet Visoka, Murat Ajeti, Hetem Ajeti etj.

Image

Ishte edhe grupi Shqiponjat që udhëhiqej nga Ilir Konushevci, Shaip Haziri, Selim Haziri, Naim Hyseni,Rexhep Uka, Naim Haziri, Lulzim Podvorica dhe Bejtush Llugaliu, por edhe roli i LKÇK-së ishte shumë i madh me Agron Rrahmanin, Bahri Fazliun, Fatmir Humollin etj. Ndikimet e tij në Llap, Prishtinë, Gjakovë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Kastriot, edhe rajonet e tjera kishte ushtruar nevoja e bashkëpunimit me organizatat e tjera ushtarake që vepronin në Kosovë dhe vetëm se kishte bërë bashkimin e forcave.
 

Kush mund të jep përgjigjeje për këtë temë, kam shkruar me qindra herë, kam bërë edhe fejton për figurën e Komandantit, por asnjëherë nuk kanë dhënë përgjigje ata që duhet ta dhënë, ata që ishin në krahët e tij, ata që dinin çdo lëvizje të tij, ata që merrnin vendime bashkërisht për aksionet!! Ata po heshtin sikur nuk ishin aty, ata ndoshta kanë arsyet e tyre, por unë do të thosha që pas një hulumtimi të gjatë del që këta person ishin: Dëshmori Ilir Konushevci- Gipa e më vonë Mërgimi, Selim Haziri Salapi e më vonë Bekria, Naim Hyseni - Cima i madh e më vonë vetëm Cima, Shaip Haziri- Bekimi e më vonë cima, Naim Haziri- cima i vogël më vonë Dilaveri, Hasan Zeneli, Avni Ajeti. Duhet cekur se ka pasur edhe të tjerë që kanë qen pjesë e grupit por tash nuk mund t’i cekim një nga një, jemi fokusuar vetëm në bërthamën dhe ata që vendosnin për aksionet dhe që deri në rënien e Zahirt, Hakifit ishin pranë tyre e me ta.
 

Këta ishin që bënin përcjelljen e Zahirit dhe pritjen, këta ishin që dinin për aksionet, këta ishin bërthama e sot ku janë këta që heshtin, mjerisht as në përkujtimet e dëshmorëve nuk ju epet mundësia që të flasin e të thonë të vërteten për Zahirin e UÇK-në. Këta ishin që e përcollën për Shqipëri herën e fundit, këta ishin që e pritën tek plaku i Shismanit në Gjakovë, në Shqipëri gjatë gjithë kohës e kishte shoqëruar Naim Hyseni. Unë nuk po flas më shumë, sepse po pres që protagonistët në fjalë të flasin dhe të zbardhin shumë të vërteta, dikush e dëshiron heshtjen sepse nuk duan që Komandanti të merre vendin e merituar në historinë më të re të Kosovës. 
 

Këta që janë gjallë po shpresoj që më në fund do ti dhënë fund spekulimeve të shumta, sepse këta janë të heshtur prej modestisë, këta nuk kanë folur sepse janë penguar edhe nga ata që tash vetes i kanë vënë gradat dhe mundohen të anashkalojnë fytyrat e ndritura që një jetë ja kushtuan atdheut.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat