Djali i Thaçit gjuan me revole brenda odës - Bota Sot
Djali i Thaçit gjuan me revole brenda odës

Aktuale

Djali i Thaçit gjuan me revole brenda odës

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Taulant Thaçi, djali i Drejtorit të Klinikës së Otorinolaringologjisë në Gjakovë, Hajdin Thaçit, ka marrë shembull ministrin e Diasporës, Dardan Gashin i cili gjuante me armë në odë.

Njëjtë sikurse ministri, ka vepruar edhe Taulanti. Ai në një odë gjatë një ndejës që besohet të ketë qenë dje ka gjuajtur me armë zjarri, pa u lëkundur fare prej vendi

Nën shoqërimin e muzikës folklorike, përveç, Taulantit me armë gjuan edhe një person tjetër.

Vetë, djali i drejtorit i Klinikës së Otorinolaringologjisë në Gjakovë, ka postuar videon në llogarinë e tij në Facebook.

Aty ai shihet se përveç gjuan me armë zjarri rrezikon edhe personat e tjerë. Aty shihet se ai ka problem me revole, ndërsa tenton ta rregulloj kur arma është e drejtuar drejtë personave  të tjerë.

Kujtojmë që Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, kishte gjuajtur me armë zjarri në një ndej për Fatmir Limajn. Përveç tij me armë kishte gjuajtur edhe Sami Lushtaku dhe Endrit Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...