Daut Haradinaj tregon një histori lufte rrëqethëse: I mblodha copat e gjyshes sime të copëtuar... - Bota Sot
Daut Haradinaj tregon një histori lufte rrëqethëse: I mblodha copat e gjyshes sime të copëtuar...

Aktuale

Daut Haradinaj tregon një histori lufte rrëqethëse: I mblodha copat e gjyshes sime të copëtuar...

Nga: D.RR Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 23:23
Daut Haradinaj dhe Lahi Brahimaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit vëllai i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Dauti, përmes një postimi në Facebook ka treguar një histori rrëqethëse që e kishte përjetuar gjatë luftës, përcjellë “Bota sot”.

Ai tregon se natën e 2 gushtit 1998, pas një beteje të përgjakshme në Jabllanicë, kishte shkruar më pas te shtëpia e dajës së tij, Lahi Brahimajt që tani është deputet i Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj rrëfen se shtëpia e dajës së tij ishte djegur e tëra nga sulmet e serbëve dhe në atë shtëpi për fat të keq gjindej gjyshja e tij, nëna e Lahi Brahimajt, ku Haradinaj tregon se i mblodhi copat e saj nga sulmet.

Ky shkrim i Haradinajt vjen pasi Gjykata Speciale dërgoi ftesë për intervistim të Lahi Brahimajt.

Postimi i plotë:

Natën e 2 gushtit të 98', pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi.
I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe,

Hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumf.

Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg'jës e shof një trup të copëtuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut.
I ri dhe i pa përvojë që isha, përpos përvojës së luftës, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime dhe gjyshës së Lahisë.

Pasi u nisa me shumë ushtarë të njesive elitë, në dalje të shtëpisë e takova Lahiun dhe Nazmiun. Normalisht që ishte tejet e rëndë, ju drejtova të dyve: 
"Dajë na kanë ra hise kjo farë e keqe e duhet me u mbajtë të fortë se kemi hala punë me kry.
Lufta vazhdoi deri në fund dhe prapë vazhdon.
Vetëm ata që e kanë dhënë jeten e kanë kry luftën...Të tjerët vazhdojnë". 
DH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...