Stoltenberg: FSK nuk mund të hyjë në Veri, NATO e zhgënjyer me taksën - Bota Sot
Stoltenberg: FSK nuk mund të hyjë në Veri, NATO e zhgënjyer me taksën

Aktuale

Stoltenberg: FSK nuk mund të hyjë në Veri, NATO e zhgënjyer me taksën

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:54
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një adresim për media në Bruksel, ka thënë se NATO është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Stoltenberg ka folur edhe për FSK-në, ku ka theksuar se pa lejen e KFOR-it, ata nuk mund të shkojnë në veri.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...