Hoti: Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it - Bota Sot
Hoti: Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it

Aktuale

Hoti: Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:59
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, duke thënë se kjo nuk mund të quhet ndryshe përveç si plaçkë e atyre që kanë në dorë buxhetin e qytetarëve.

Postimi i plotë në Facebook:

Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit.  Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...