Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dekoruar me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës” edhe këngëtarin Ilir Shaqiri.
Thaçi shkruan se ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike.
“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike”, ka shkruar Thaçi, përcjellë “Bota sot”
Dje, presidenti Thaçi ka dekoruar edhe këngëtarin tjetër nga Kosova, Sabri Fejzullahu.