Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Shqiptar, Edi Ramës, i cili ka thënë se nëse nuk je me Albinin ata të konsiderojnë se je me Serbinë.
Për këtë, Zogiani thotë se, kjo nuk është e vërtetë, mirëpo nëse je për me i falë tokë të Kosovës, Serbisë, atëherë çfarëdo logjike thotë se, të sjell konstatimin se je me Serbinë.
"#EdiRama po thote, nese nuk je me Albinin, ai te konsideron se je me Serbine...
Jo.. nese je per me i fale Serbise toke te Kosoves, çfaredo logjike e pikeveshtrimi, te sjelle te konstatimi se, je me Serbine...
Ne Kosove ka njerez qe nuk jane me Albinin, ose jane kunder tij, edhe askush nuk u thote te njejteve, jeni me Serbine!", shkruan Zogiani.
Kurse, Rama tha se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe se Albin Kurti po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit.
“Unë nuk fus hundët në punët e Kosovës. Sa i takon Albin Kurtit po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit. Goditja që i bëri Gent Cakës dhe Besa Shahinit nuk e nderon. Futja e dy kosovarëve në qeveri, nëse ai do ishte ai patrioti i madh, për të duhet të ishte ditë feste. Ai foli me një gjuhë që i shkon Sali Berishës”, ka thënë kryeministri Rama.