Zeka: Të pezullohet taksa ndaj produkteve serbe - Bota Sot
Zeka: Të pezullohet taksa ndaj produkteve serbe

Aktuale

Zeka: Të pezullohet taksa ndaj produkteve serbe

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:25
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka ka kërkuar që të mbrohen marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e ka quajtur të drejtë propozimin e të parit të PDK’së Kadri Veseli për pezullim të taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

“Duhet të pezullohet taksa dhe kërkesa për pezullim të taksës për 120 ditë është shumë e drejtë’, tha Zeka në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

“Kemi hy në një krizë dhe konfrontim të ashpër me BE dhe SHBA. Është serioze sepse nuk është për tu tallë kur kanë ardhur sinjale edhe nga njeriu kryesor i Merkel’, tha deputeti i Nismës Socialdemokrate.

“Efekti i taksës 100 për qind është mbërri”, tha Zeka.

Kryeministri Ramsh Haradinaj edhe sot ka përsëritur se taksa 100 për qind do të vazhdojë të jetë në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...