Pyetjet e Thaçit çmenden Vuçiqin: Kosova u përball me pastrim etnik, ja si reagon presidenti serb

Aktuale

Pyetjet e Thaçit çmenden Vuçiqin: Kosova u përball me pastrim etnik, ja si reagon presidenti serb

Nga: N. Sh Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:27
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Në Konferencën së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, janë përballuar ashpër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja përfundimtare për Kosovës, ishte njëra prej temave të nxehta që dy presidentët janë përballur në këtë Konferencë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Serbia ka qenë agresor gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se historia nuk mund të rishkruhet.

Ndërsa, ai serb potencoi se, se “është i gatshëm të rrezikojë jo vetëm karrierën e tij politike, por edhe më shumë, shumë më shumë”.

Megjithatë, debati në Mynih dëshmoi se palët janë ende shumë larg marrëveshjes përfundimtare.

Vuçiq nënvizoi se Serbia është e përkushtuar të vazhdojë dialogun, me synim që marrëveshja të sjellë kompromis.

Debati u ashpërsua në momentin kur presidenti Thaçi tha se “në Serbi askush nuk është dënuar për krimet që serbët kanë kryer ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit”.

Aleksandar Vuçiq kontestoi vërtetësinë për zhvendosjen e 850.000 shqiptarëve në kohën e luftës. “Por pavarësisht sa ka qenë numri – 150.000 apo 850.000 fakt është që gati të gjithë ata janë kthyer pas luftës në vendlindje. Ndërkohë që nga serbët e zhvendosur është kthyer vetëm 1,3%”, tha Vuçiq.

Ndërsa, Thaçi pyeti se, kush është dënuar për mbi 13000 shqiptarët e vrarë nga serbët në luftën e fundit?

“Kush është dënuar për rreth 400 masakra dhe për përdhunimin e mbi 20000 femrave shqiptare? Askush nuk është dënuar. Kosova është viktima e madhe e këtij konflikti, e cila është përballur me spastrim etnik”, pyeti Thaçi.

“Vuçiqi duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga 116 vende të botës. Unë dhe Vuçiq kemi dallime të mëdha mes vete, megjithatë po përpiqemi të arrijmë marrëveshje. Njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të jetë një dhuratë, por do të jetë një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. I ftoj të gjitha shtetet, që të jenë sa më unike në mbështetjen e dialogut. E di që ka shumë skepticizëm. Por nuk kam parë ndonjë ide tjetër”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat