Vuçiqi për Blumberg flet për “ferrin” me Kosovën

Aktuale

Vuçiqi për Blumberg flet për “ferrin” me Kosovën

Nga: F.B. Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:32
Aleksandar Vuçiq

Dy dekada nga mos zgjedhja e çështjes së të rëndë evropiane, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për mediumin “Blumberg” ka thënë se është koha për arritje të marrëveshjes, por si vlerësoi do të jetë shumë vështirë, shkruan “Informer” transmeton “Bota sot”.

Ai për agjensionin amerikan ka thënë se “kjo do të jetë më vështirë se vështirësia e ferrit”.

Sipas tij fillimisht duhet të hiqen taksat, ndërsa secila marrëveshje duhet të përfshijë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Blumberg ka vlerësuar se pas zgjidhjes së çështjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, presioni ndërkombëtar është bartur në Vuçiqin që së bashku me liderin e Kosovës, Thaçi të punoj në arritjen e marrëveshjes.

“Përfundimi i mospajtimit mes Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit ka qenë më i lehtë”, thotë Vuçiq.

Agjensioni amerikan konstaton se arritja e marrëveshjes do ju mundësonte të dy vendeve të bashkëngjiten në BE, ndërsa Kosovës në NATO.

“Edhe njëra edhe pala tjetër e dimë çka duam”, ka thënë Vuçiq për Blumberg, ndërkohë që vlerësohet se Serbia është pikë kyçe mes interesave të vendeve të mëdha.

"Vuçiq nuk ka iluzione që të bind serbët që të pranojnë shkëputjen e krahinës së tyre”, thotë Blumberg.

Sipas agjensionit Vuçiq ka thënë se ai dhe Thaçi duhet të ju sqarojnë votuesve së asnjëra palë nuk do të fitoj gjithçka çka donë.

Përderisa perspektiva e Serbisë është bashkëngjitja BE-së dhe rritja ekonomike, Kosova synon betonimin e pavarësisë, ndërsa Evropa dëshiron stabilitet në Ballkan thotë Blumberg.

Sipas kësaj agjencie Thaçi dhe Vuçiq verën e shkuar ishin pranë arritjes së marrëveshjes, ku do mund të kishte shkëmbim të territoreve si pjesë e marrëveshjes, vendit me më së shumti konflikte në Evropë nga Lufta e dytë botërore, por kjo hasi në reagime negative.

Gjermania përmes Merkel ka tërhequr v brejtjen se kjo do haptë “kutinë e Pandorës”, ndërsa ShBA ishte e hapur për këtë ide. Rusia e Kina që mbështesin Serbinë në mos njohje të Kosovës thonë se do pranojnë secilën marrëveshje ku pajtohet Beogradi.

Blumberg vlerëson se Rusia është e kujdesshme në lidhje me marrëveshjen, që do ndikonte në përshpejtimin e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe ulte ndikimin e saj në Ballkan.

Në panelin në konferencën e sigurisë në Mynhen si Thaçi edhe Vuçiq ishin treguar “të hapur”, por raportet janë keqësuar pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, kur Kosova vendosi taksat në mallrat serbe.

"Përderisa të dy shprehen të gatshëm për vazhdim të dialogut, Vuçiq së pari kërkon heqjen e taksës dhe liri të lëvizjes së mallrave edhe qytetarëve", vlerëson agjensioni.

Nëse krahason çështja mes Greqisë dhe Maqedonisë ishte shumë më e lehtë se kjo ka thënë Vuçiq duke shtuar “Do të jetë më vështirë se në ferr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat