Veseli merr mbështetje nga Kroacia për shtetin e Kosovës - Bota Sot
Veseli merr mbështetje nga Kroacia për shtetin e Kosovës

Aktuale

Veseli merr mbështetje nga Kroacia për shtetin e Kosovës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Foto

Ata diskutuan për raportet e shkëlqyeshme që Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar ndër vite midis tyre, ndërsa theksuan se ka mundësi të intensifikimit të tyre në fusha të ndryshme të interesit reciprok, veçanërisht në atë ekonomiko-tregtar.

Takimi ndërmjet Kryeparlamentarit kosovar dhe presidentes kroate u zhvillua në margjina të Forumit Botëror të Investitorëve “World Business Angels Investment Forum” (WBAF), i cili po mbahet në Stamboll.

Presidentja e Kroacisë, Kitaroviq, nga ana e saj, konfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën edhe në të ardhmen, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, në funksion të ruajtjes së paqes në rajon dhe të avancimit të shteteve ballkanike në rrugëtimin euro-atlantik.

Veseli tha se mbështetja e Zagrebit zyrtar për Kosovën është e rëndësishme po aq sa deri tani, ndërsa vlerësoi se procesi i integrimit euro-atlantik të Kroacisë vazhdon të mbetet model për shtetet e tjera të rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...