Profesori i njohur ia numëron të gjitha PDK-së: Ia keni qit faqen e zezë Kosovës

Aktuale

Profesori i njohur ia numëron të gjitha PDK-së: Ia keni qit faqen e zezë Kosovës

Nga: N.H Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:09
Kadri Veseli

Prof. Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar përplasjet e fundit brenda koalicionit qeverisës.

Ai konsideron se partia e Veselit është fajtore për zhvillimet e fundit. Ndërsa, e ka quajtur si një subjekt të komandantëve që ka ardhur në pushtet me ndihmën e ‘mbeturinave’ komuniste.

Image
Binak Maxharraj

“Pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, PDK-ja pësoi fiasko të vërtetë duke e humbur një numër të konsiderueshëm të deputetëve (ani pse ishte në koalicion me nja 20 parti të vogla). Siç dihet partia e parë doli Vetëvendosje me mbi 32 deputetë, LDK-ja me 27 etj. Nuk është e çuditshme e as e befasishme që PDK-ja në këto zgjedhje e mori grushtin më të madh nga elektorati, i cili dha sinjale së kjo parti do të fundoset së shpejti. Po pse ndodhi kjo, çfarë nuk është në rregull me PDK-në?! PDK-ja është partia e komandantëve që erdhën në pushtet me ndihmën e mbeturinave komuniste që mbetën në pushtet në Shqipëri si Fatos Nanos, Mejdanit, Fatos Klosit, Paskal Milos,etj. Këta komandat nuk erdhën natyrshëm në pushtet, por e rrëmbyen, e pushtuan e zaptuan shtetin nga te gjitha anët”, ka thënë Maxharraj, për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se kjo parti për shumë vjet ka denigruar shtetin, duke e plaçkitur, vjedhë dhe keqpërdorur me paranë publike.

“Për shumë vjet ata e denigruan shtetin, ia qiten faqen e zezë, duke e plaçkitë, vjedhë, keqpërdoruar, që për një kohë të shkurte gati të gjithë u bënë milionerë. Instalojë një qeverisje të keqe, një prokurori dhe gjyqësi të dështuar e cila nuk gjykonte, sipas ligjeve në fuqi, por sipas “ligjeve”që i bënte i forti, klanet mafioze, etj. Pas zgjedhje Parlamenti i Kosovës pati shumë probleme për zgjedhjen e kryeparlamentarit. PDK-ja e propozoi pikërisht njeriun më të dobët të saj,njeriun i cili erdhi në skenën politika nga hija, nga errësira, dhe se partitë tjera nuk ishin të gatshme që të përkrahnin një kandidaturë të këtillë. Kështu që zgjedhja e kryeparlamentarit zgjati mbi tre muaj, kur më në fund disi si me zor u zgjodh Kadri Veseli”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat