LDK-ja do qeveri gjithëpërfshirëse para vazhdimit të dialogut me Serbinë - Bota Sot
LDK-ja do qeveri gjithëpërfshirëse para vazhdimit të dialogut me Serbinë

Aktuale

LDK-ja do qeveri gjithëpërfshirëse para vazhdimit të dialogut me Serbinë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:51
LDK

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përsëri e ka kundërshtuar Platformën e dialogut, e cila pritet që së shpejti të shkojë në Kuvend.

Hoti ka deklaruar se kjo qeveri është jolegjitime, dhe sipas tij nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në asnjë proces.

“Interesat e Kosovës mbrohen nga një qeveri e fuqishme që flet në emër të qytetarëve të vendit, dhe proceset i kryen me partnerët dhe duke u bazuar në Kushtetutë. Një dokument që e kemi hartuar ne si LDK thotë që Kosova duhet të hyjë e unifikuar në këtë prcoes. Dokument unifikues, jo ligj për dialog. Një dokument mund të shkojë përapara vetëm nëse merr 2/3 e votave, pasi marrëveshja kërkon që të ratifikohet me shumicën e votave në Kuvend”, ka thënë Hoti për RTV 21.

Shefi i deputetëve të LDK-së tutje ka deklaruar se para vazhdimit të dialogut, duhet të ketë marrëveshje për zgjedhje të reja dhe qeveri gjithpërfshirëse.

Sipas Hotit, LDK-ja nuk po i ik përgjegjësisë, por vetëm po e tregon rendin e gjërave si duhet të shkojnë.

“Ne nuk i ikim përgjegjësive, por kemi treguar rendin e gjërave. Duhet një qeveri legjitime, duke shkuar në zgjedhje të reja në mënyrë që qytetarët të thonë vendimin e tyre. Dhe e dyta pasi ky proces ka kaq shumë rëndësi, eja të ulemi të gjithë dhe ta ndërtojmë një qeveri gjithpërfshirëse”, ka deklaruar tutje Avdullah Hoti.

Ndryshe, platforma e dialogut ka arritur në Kuvend, dhe së shpejti pritet të caktohet seanca ku do të votohet për këtë dokument.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...