Reagon ashpër Drenori: Ka filluar hakmarrja për rastin e vajzës së mitur në Drenas

Aktuale

Reagon ashpër Drenori: Ka filluar hakmarrja për rastin e vajzës së mitur në Drenas

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Xhavit Drenori

Lidhur me rastin e vajzës së mitur në Drenas, ka reaguar edhe Xhavit Drenori, i cili ka thënë se institucionet po hakmerren ndaj lajmëtarëve të krimit.

Sipas tij, pavarësisht kësaj, asgjë nuk mund ta fshijë faktin e asaj që ka ndodhur.

“Ka filluar hakmarrja për rastin e të miturës në Drenas. Në shtetin tonë ,,ligjor,, po e dëshmove krimin ndërinstitucional, përgatitu që do t’i drejtojnë shigjetat. Madje “muskujmëdhenjet” nuk zgjedhin mjete as metoda! Po e lajmërove krimin, si viktimë, të riviktimizojnë vetem e vetem për t’i frikësuar lajmëruesit e krimit. Mund të shpikni lloj-lloj marifeti por dy gjëra t’i keni te qarta, nuk do shtypet kurrë zëri guximtar i lajmëruesve të krimit, dhe nuk ç’bëhet fakti se u keqpërdor seksualisht në moshën 16 vjeçare nga mësimdhënësi; në të njejtën moshë u keqpërdor si sllave seksi nga polici të cilit i kishte kërkuar ndihmë për rastin nga i pari dhe detyrimisht abortoi në një klinikë private të pa licencuar”, ka shkruar Drenori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat