Pse u arrestua avokati që denoncoi rastin e vajzës së dhunuar në Drenas

Aktuale

Pse u arrestua avokati që denoncoi rastin e vajzës së dhunuar në Drenas

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:16
Gazmend Halilaj

Gjatë ditës së sotme u arrestua e pas disa orësh u lirua avokati Gazmend Halilaj, i cili kishte sinjalizuar rastin e abuzimit seksual të së miturës nga Drenasi.

Mirëpo, ende nuk ka informata zyrtare se nën cilat dyshime u arrestua Halilaj.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e inpektoriatit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, por as ai nuk pa pasur informata zyrtare lidhur me rastin në fjalë.

Beka ka thënë se pasi të kontaktojë me hetuesit, do të japë më shumë detaje.

Media ka kontaktuar edhe Prokurorinë, por nuk janë lajmëruar.

Përndryshe, mësohet avokati Gazmend Halilaj, më parë kishte qenë avokat i profesorit Sh. Xh. Ky i fundit dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht të miturën nga Drenasi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat