Daçiq sulmon Koshtunicën dhe Tadiqin: Na latë amanet Kosovën e pavarur, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare dhe 84 vende që e kanë njohur

Aktuale

Daçiq sulmon Koshtunicën dhe Tadiqin: Na latë amanet Kosovën e pavarur, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare dhe 84 vende që e kanë njohur

Nga: F. B. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:09
Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se caktimi i kufirit me Kosovën nuk është propozim zyrtar, por ide e zyrtarëve shtetëror dhe nëse bëhet zyrtar ai do të gjendet para Kuvendit të Serbisë dhe për te do deklarohen qytetarët në referendum, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Këtë e tha pas takimit me ministrin e Burundit, kur u shpreh se caktimi i kufirit me Prishtinën nuk është biseduar dhe shtoi se ideja nuk është dërguar si propozim zyrtar.

Daçiq ka thënë se ai angazhohet për caktimin e kufirit dhe për këtë ka fol edhe presidenti Vuçiq një vit më përpara dhe ajo nuk është biseduar as në takime hapura as të fshehta.

Nëse dikush ka një ide tjetër mund të propozoj ka thënë Daçiq „ në dialog (me Prishtinën) që u ndërpre kjo temë nuk ka nisur, nuk është përpunuar por ne jemi gati edhe për propozime tjera kompromisi. Por a keni dëgjuar ndonjë propozim”, ka thënë ai.

Ideja e caktimit të kufirit që nga opozita quhet tradhtare, e ka marr nga Zoran Gjingjiq i vrarë, andaj pyes opozitën pse atë se quajnë tradhtar.

Sipas tij rreth kësaj pajtohen edhe Dveri, lideri i Partisë Popullore Vuk Jeremiç, deputetja Sanda Rashkoviç Iviç dhe ministri Nenad Popoviç, përfshirë edhe disa analistë.

“Këta janë njerëz të kohës së (Vojislav) Koshtunicës dhe (Boris) Tadiqit kur u miratua Kushtetuta dhe në preambulën e së cilës shkruan për Kosovën, ndërkohë që gjatë kohës së pushtetit të tyre u shpall pavarësia e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

“Çfarë ka bërë aso kohe pushteti, shpalli okupimin dhe dërgoi atje ushtrinë?(Slobodan) Milosheviq luftoi për Kosovën, çfarë bëtë ju, ju keni djegur ambasadat dhe latë amanet pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq duke shtuar se pushteti i kaluar amanet ka lënë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare që është në dobi të pushtetit të Kosovës.

Ai tha se Millosheviq la edhe rezolutën 1244 ndërsa Koshtunica dhe Tadiq pavarësinë e Kosovës dhe 84 vende që kanë njohur pavarësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat