Kadri Veseli tregon se a ka qenë Glauk Konjufca në SHIK

Aktuale

Kadri Veseli tregon se a ka qenë Glauk Konjufca në SHIK

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 22:24
Glauk Konjufca dhe Kadri Veseli

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK, Kadri Veseli, as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar se a ka qenë Glauk Konjufca, pjesë ek ësaj organizate.

Në Rubikon  ai ka thënë se nuk dëshiron që të flasë për këtë çështje.

“Shkojmë tutje. Nuk është pjesë e diskutimit të kësaj studioje”, ka thënë Veseli.

Pas insistimeve ai ka thënë se “kushdo që i ka shërbyer vendit duhet të ndjehet krenar, por disa kanë mundur e disa nuk e kanë pasur këtë mundësi për shkak të moshës”, për ta lënë të paqartë përgjigjen rreth këtyre pretendimeve.

Veseli ka thënë se Prishtina dhe Kosova janë të vogla dhe dihet saktësisht se kush ka qenë pjesë e SHIK-ut.

“Tash nuk është momenti për të folur për këtë”, ka thënë Veseli.

Pretendimet se shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka qenë për një vit punonjës i SHIK-ut i tha në Kuvendin e Kosovës deputeti Dardan Molliqaj, që ishte bashkëpartiak i Konjufcës në Vetëvendosje, tash në PSD. Konjufca ka ushtruar “padi për shpifje” ndaj Molliqajt, në lidhje me këtë deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat