Reagon Alma Lama: Lajmi për denoncimin e presidentit në polici është Fake News

Aktuale

Reagon Alma Lama: Lajmi për denoncimin e presidentit në polici është Fake News

Nga: G.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 23:32
Alma Lama

Pas shkrimit se ambasadorja Alma Lama e ka denoncuar në polici presidentin Hashim Thaçi, ajo ka reaguar, duke thënë se është Fake News, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se ajo i ka treguar medias se lajmi nuk është i vërtetë, por që pavarësisht kësaj, ata e kanë publikuar lajmin si të tillë.

Postimi i saj i plotë:

Ky shkrim i gazetes Express qe flet per “denoncim ne polici”eshte Fake News.

Pikepyetja ne fund te titullit nuk e justifikon publikimin e nje shkrimi qe ka ne themel Fake News. Nuk mund te pergojohen ne kete menyre institucionet e shtetit tone, por edhe te shtetit mik Italise.
Kerkoj nga mediat tjera te mos e ribotojne kete shkrim FakeNes!

Me poshte shikoni edhe mesazhin me tone kercenuese te gazetares Albioneta Ademi qe me dergoi sot. Edhe pse iu pergjigja se nuk eshte e vertete, ata e botuan shkrimin mbi “zera”. Gazeteria serioze nuk mbeshtetet ne zera por ne fakte. Pra mbajne pergjegjesi te plote ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat