Ta ndërtojmë një “Mur Kinez” në kufirin me Serbinë

Aktuale

Ta ndërtojmë një “Mur Kinez” në kufirin me Serbinë

Nga: D.RR Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:53
Muri Kinez

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami është i shqetësuar nga lobimi i vazhdueshëm i Serbisë kundër Kosovës, e për këtë ai ka thënë se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk është e mjaftueshme.

Madje, Islami në Facebook ka shkruar se duhet të kemi një “mur kinez” me Serbinë, që të shkëputim çdo kontakt me ta, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

Kërcënimet e vazhdueshme dhe lobimi i egër që po e bënë Serbia është e papranueshme, është kundër përmirësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Hapja e zyrave në vende të ndryshme nëpër botë, dhe deklarata e Daçiçit se prapë do të punojmë që policia e Kosovës të mos anëtarësohet në INTERPOL, tregon se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk mjafton. Institucionet e Kosovës duhet të mendojnë që ti radikalizojnë masat e reciprocitetit dhe pse jo deri te ndërtimi i " MURIT KINEZ", ta shkëputim çdo kontakt. Shtet Fashist..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat