VV: Haradinaj duhet të reagoi ndaj krimit që po iu bëhet Telekomit

Aktuale

VV: Haradinaj duhet të reagoi ndaj krimit që po iu bëhet Telekomit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:52
Konferenca per media

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që t’i jap udhëzime komisionit që është formuar për Telekomin, për ta ndërprenë kontratën me Z moblie, në të kundërtën edhe Haradinaj është bashkëfajtor për kapitullimin e kësaj ndërmarrje publike.

Deputeti nga radhët e VV-së, Liburn Aliu ka vazhduar akuzat ndaj pushtetit për neglizhimin e kontratës me Z mobile.

Ai tha se komisioni i formuar më 17 janar nuk ka siguri se çfarë funksioni do të ketë dhe se kjo kontratë duhej të ndërpritej prej kohësh.

“Nëse kryeministri Hardinaj e lejon që të kaloj në këtë formë, në gjendje të heshtur, atëherë do të konsiderojmë se ai është bashkëfajtorë në këtë krim që po i bëhet Telekomit”, tha deputeti Aliu.

Ndërsa, anëtari tjetër i kësaj partie, Fatban Bunjaku përsëriti se kjo kontratë është e dëmshme dhe duhet të ndërpritet menjëherë.

“Në lidhje me këtë kontratë duhet të ndodhë një proces gjyqësor. Këtë dëmë Z mobile i ka shkaktuar Valës për përfitime vetanake dhe në mënyrë që ta gjunjëzoji atë” deklaroi ai.

Sipas tij, Vala ka humbur nga kontrata me Z moblie nëntë deri në dhjetë milionë euro në vit, si dhe 30 milionë nga kontrata e dëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat