Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, për mes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka bërë të ditur se, është takuar me ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përcjell “Bota sot”.
Ai tha se, kontributi i Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë
“Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kënaqësi ta presim në zyre me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ku ishte i pranishëm edhe deputeti Bekim Hahiu.
Kontributi i gjeneral Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne.
Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë.
Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.