VV i bën thirrje kryeministrit që të ndërpresë kontratën e Telekomit me Z- Mobile

Aktuale

VV i bën thirrje kryeministrit që të ndërpresë kontratën e Telekomit me Z- Mobile

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:38
Foto nga konferenca e Vetvendosje

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të konkretizohet ndërprerja përfundimtare e kontratës së Telekomit të Kosovës me kompaninë, Z-Mobile.

Në të kundërtën, sipas tyre nëse vazhdohet kjo kontratë  në mënyrë të heshtur, Haradinaj do të konsiderohet si i përfshirë në këtë aferë, siç e quajnë skandaloze të telekomunikacionit.

Deputeti nga radhët e VV-së, Liburn Aliu, në një konferencë për media i ka renditur akuzat ndaj pushtetit për neglizhencën e tyre.

Ai tha se komisioni i formuar më 17 janar nuk ka siguri se çfarë funksioni do të ketë dhe si do ta mbrojë interesin e Telekomit.

Sipas tij, kjo kontratë do të duhej të ishte ndërprerë prej kohësh dhe se duhet hetuar në detaje nga organet e drejtësisë.

Aliu: Të konkretizohet ndërprerja përfundimtare e kësaj kontrate

“Nuk jemi të sigurt se ky komision ka marr udhëzimet e duhura nga menaxhmenti për të mbrojtur interesin e Telekomit.  Kjo kontratë duhej të ishte ndërprerë prej kohësh. Përmbajtja dhe pasojat e kësaj kontrate duhej të ishin tashmë të hetuara  nga organet e drejtësisë. Për fat të keq, kjo ende nuk ka ndodhur. Tani jemi në momentin final, pasi kontratës me Z mobile i ka skaduar afati. I bëjmë thirrje kryeministrit Haradinaj dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik si përfaqësues dhe aksionar të vetëm të Telekomit, pra qeverisë të jap udhëzimet për bordin e Telekomit, rrjedhimisht për komisionin e ngritur për këtë temë që të konkretizojnë ndërprerjen përfundimtare të kësaj kontrate. Pra për të mos lënë hapur asnjë shteg për vijimin e saj. Në të kundërtën, nëse kryeministri lejon vazhdimin e kësaj kontrate në heshtje. Nuk mbetët se do të konsiderojmë të përfshirë nà « aferën më skandaloze në sektorin e telekomunikacionit”, u shpreh, deputeti Liburn Aliu

Ndërsa, anëtari tjetër i kësaj partie, Fatban Bunjaku, tha se Vala ka humbur nga kontrata me Z mobile nëntë deri në njëmbëdhjetë milion euro në vit si pasojë e të hyrave të mohuara, si dhe gjoba prej 30 milionë eurove që doli nga arbitrazhi.

Sipas tij, Z mobile qëllimisht e ka dëmtuar vala-n, për të orkestruar kështu privatizimin e saj.

Bunjaku: Z-Mobile i ka shkaktuar dëme Vala-s, me plan për ta blerë në privatizim të orkestruar

“Këtij komisioni nuk i është dhënë orientim nga bordi i Telekomit që të ndërpresë këtë kontratë. Madje as të rinegociojnë këtë kontratë në favor të Telekomit. Përkundrazi mes anëtarëve të këtij komisioni mbizotëron përshtypja se aty janë vetëm sa për t’i përgatitur letrat që kontrata të zgjatet sërish...këtë dëm Z mobile ja ka shkaktuar valës për përfitim të drejtpërdrejt vetanak  dhe jo vetëm. Jo rrallëherë pa përfitim të drejtpërdrejt  vetanak Z mobile i ka shkaktuar dëme vala-s për të gjunjëzuar atë, me plan për ta blerë vet në një privatizim të orkestruar”, tha ai.

Më 17 janar të këtij viti bordi i Telekomit Publik të Kosovës ka ngritur një komision me përshkrimin e punës që është negocimi i kontratës me Z Mobile.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht është duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetohet kjo kontratë dhe se duhet ndërpritet nga Qeveria.

***

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me Telekomin për kontratën e nënshkruar me Z-mobile.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, i bëri thirrje kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, të japin udhëzime për komisionin e ngritur për këtë çështje dhe të mos e lejojnë të vazhdoj kjo kontratë e dëmshme ose në të kundërtën sipas tyre do të konsiderohen se janë në njërën prej aferave më skandaloze.

“Kjo kontratë do duhej të ndërprehej prej kohësh. Kontrata është dashur me u hetu nga organet e gjyqësisë. Tani jemi në momentin final kur kësaj kontrate i ka përfunduar afati. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik të jap udhëzime për bordin e Telekomit, për komisionin e ngritur për ketë temë dhe të mos lënë hapur asnjë shteg për lejimin e saj në të kundërtën nuk mbetet vetëm me konsideru në aferën me skandaloze atë të kontratës së Telekom dhe Z-mobile”, tha Aliu.

Anëtari i VV-së, Fatban Bunjaku, tha se kjo kontratë ka qenë e dëmshme dhe i ka shkaktuar miliona euro Valës.

“Kontrata e dëmshme mes Telekom dhe Z-mobile që e kishte përpiluar sipas interesit pas 6 muajsh të kontratës ngrihet komisioni për negocim, aty nuk ka çfarë të negociohet sepse kontratat duhet ndërprerë menjëherë. Telekomi pa hezitim duhet shpëtuar të ardhmen nga dëmi i kësaj kontrate. Këtë dëm Z-mobile i ka shkaktuar Valës për përfitim personal vetanik dhe jo rrallëherë Z-mobile i ka shkaktuar dëm Valës për të gjunjëzuar atë, për ta blerë atë vet me një privatizim të orkestruar”, tha Bunjaku.

“…Vala e Telekomit nga kontrata e Z-mobile ka humbur 9 apo 10 milionë euro në vit si pasoj e zhvatjes, shitjes së shërbimeve nën-kosto, gjoba prej 30 milionë euro etj. 2 milionë abonentë kanë qenë të privuar nga shërbime të denja nga kjo kontratë me Z-mobile”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat