LDK në prill nis zgjedhjet – kush do të jetë Kryetari i ri? - Bota Sot
LDK në prill nis zgjedhjet – kush do të jetë Kryetari i ri?

Aktuale

LDK në prill nis zgjedhjet – kush do të jetë Kryetari i ri?

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:03
LDK

Isa Mustafa ka paralajmëruar se në muajin prill do të nisë procesi zgjedhor në LDK. Deri atëherë do të dihen edhe emrat e atyre që do t’ia mësyjnë garës për Shef të Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova. Vazhdojnë të përmenden se për udhëheqës të ri të LDK’së do të jenë kandidatë nga garda e vjetër. Të rinjtë e kësaj partie janë heshtur. Nuk kanë shprehur fare ambicie për udhëheqës të partisë.

Të gjithë ata që e synojnë pozitën e të parit të LDK’së mund që së shpejti të ballafaqohen me procesi zgjedhor brenda këtij subjekti politik. Kjo për arsye se zgjedhjet në partinë e Isa Mustafës, mund të nisin së shpejti. Madje kjo gjë, sipas drejtuesve të partisë është shumë afër.

Lideri aktual i LDK’së, Isa Mustafa, po deklaron se zgjedhjet në partinë e tij mund të ketë gjatë muajit prill të këtij viti.

“Zgjedhje të brendshme do të kemi, unë besojë që brenda një muaji apo një muaji e gjysmë zgjedhjet do të fillojnë”, ka deklaruar ai.

Mirëpo i pari i LDK’së, nuk ka dashur që të deklarohet rreth asaj se a do t’ia mësyjë sërish kandidaturës për kreun e partisë që ai e drejton. Mustafa nuk preferon të japë emra, pasi që siç thotë “është ende herët”

“Për kandidat nuk do të flasim derisa ta kryejmë procesin zgjedhor të zgjedhjeve në nëndegët e degët. Unë jam shumë i interesuar që të kemi zgjedhje në LDK e cila do ta mbajë unitetin dhe vinë Rugoviane të LDK’së. Vet fakti që në zgjedhjet e kaluara vet jam tërheq dhe kam lëshuar hapësirë, unë jam për atë që ne maksimalisht ta krijojmë këtë hapësirë brenda LDK’së”, tregon Mustafa. Tutje ai deklaron se ka favorit për këtë pozitë.

“Nuk kisha dashtë që të përcaktohem për ndonjë favorit. Por mund të ju them se jam shumë i kënaqur me njerëzit që i kam pas afër”, sqaron i pari aktual i LDK’së.

E për punët në partinë e tij, ai thotë se po ecin mirë. 

Ambicie për një mandat në LDK, Mustafa kishte pasur edhe para disa muajve. Ai në një intervistë për mediat kishte lënë të nënkuptohet se do të hyjë në garë edhe për një mandat në krye të LDK’së.  

Deri më tash, janë përmendur tre emra që kanë mundur të jenë Shef të LDK’së.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë për Kryetar të partisë. Në zgjedhjet e fundit partiake kishte thënë se nuk po i hyn garës me arysen se nuk dëshironte të sfidonte Kryeministrin e asaj kohe që ishte edhe shef partiak.

Kujtim Shala nuk e ka mohuar asnjëherë mundësinë që t’i hyjë garës por edhe ky sikur Isa Mustafa ka thënë se në një garë do të tillë do të hynte nëse ia kërkojnë kolegët dhe anëtarësia.

Agim Veliu gjithmonë përmendet për Shef të Partisë e përfundon nënkryetar.

Ndryshe, Isa Mustafa, kishte marrë LDK’në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun. Prej atëherë, Mustafa ka shënuar tri humbje të zgjedhjeve nacionale, ka humbur Komunën e Prishtinës, por ka rikthyer disa komuna që me herët e kishte humbur LDK’ja përfshirë Pejën, Gjilanin e Lipjanin. Isa Mustafa ishte rizgjedhur Kryetar i LDK’së në mandatin e kaluar me aklamacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat. Vjosa Osmani kishte dështuar të mblidhte nënshkrimet për ta sfiduar Mustafën.

Vitin e kaluar, Shefi i LDK’së kishte pasur probleme shëndetësore derisa ishte trajtuar Gjermani. Gjatë gjithë kohës, LDK ishte udhëhequr prej Nënkryetarëve të Partisë. Aktualisht, LDK ka numrin më të madh të deputetëve në Parlament dhe numrin më të madh të Komunave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...