Serbia e nis sivjet ndërtimin e autostradës që lidhet me Kosovën

Aktuale

Serbia e nis sivjet ndërtimin e autostradës që lidhet me Kosovën

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, raportojnë mediat e Beogradit.

Sipas saj, është në përfundim e sipër dokumentacioni i domosdoshëm për ndërtimin e segmentit të parë të kësaj autostrade, nga Nishi deri në Plloçnik, i gjatë 38 kilometra.

“Kemi garanci të siguruara në buxhet në shumë 200 milionë euro, 100 milionë euro nga Banka Investuese Europiane dhe 100 milionë nga BERZH-i”, ka thënë Mihajlloviq.

Kjo do të jetë autostrada e parë që do të lidhë Serbinë me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat