Krasniqi godet rëndë Thaçin: Ti mban kontakte me vrasësit e vëllezërve Bytyçi

Aktuale

Krasniqi godet rëndë Thaçin: Ti mban kontakte me vrasësit e vëllezërve Bytyçi

Nga: N.H Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:02
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ilir Bytyçin, vëllai i tre heronjve të Kosovës, Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe.

Kreu i shtetit ka thënë se vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë.

Derisa, ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

Ai përmes një komenti, ka akuzuar Thaçin, se mban kontakte ditore me vrasësit e vëllezërve Bytyçi.

Madje, Krasniqi shkoj edhe me tej, duke thënë se edhe së bashku projektojnë hartën e vendit për të cilin ranë dëshmoret.

Image

“Me të cilët ti mban kontakte ditore dhe projekton vija mbi hartën e vendit për të cilin ranë dëshmorët”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat