Hoti kritikon qeverinë e PAN-it për akcizën ndaj duhanit vendor

Aktuale

Hoti kritikon qeverinë e PAN-it për akcizën ndaj duhanit vendor

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:07
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria ka marrë vendim duke ulur akcizën në duhanin që prodhohet në Kosovë.

Ai nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar qeverinë e Haradinajt duke thënë se kjo qeveri ka deficitit të njohurive bazike për zhvillimin e ekonomisë.

Sipas tij, me këtë vendim, Qeveria praktikisht po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan së është më pak i dëmshëm

“Kjo qeveri ka deficitit të njohurive bazike për zhvillimin e ekonomisë. Kur kjo kombinohet me motivin e mbrapshtë për të përdorur pozitën publike për nevoja personale, atëherë pasojat janë fatale për pjesën më të madhe të shoqërisë. Qeveria e PAN-it e ka marrë edhe një “vendim të madh”, duke ulur akcizën në duhanin që prodhohet në Kosovë në vetëm 30% të çmimit të tregut. Për sqarim, qëllimi primar i akcizës nuk është mbledhja e të hyrave për buxhetin e shtetit, por dekurajimi i konsumit të mallrave që dëmtojnë shëndetin. Prandaj, Qeveria Mustafa dy herë radhazi e ka rritur akcizën në duhan për të dekurajuar konsumin, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, si dhe për të barazuar akcizën në Kosovë me vendet e rajonit” ka shkruar Hoti.

Sipas tij, “Me këtë vendim, Qeveria e PAN-it praktikisht po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm”

“Po të ishte qëllimi për të mbështetur prodhimin vendor, atëherë do të duhej të subvencionoheshin bujqit që prodhojnë duhanin. Bujqit do të rrisnin kultivimin e duhanit, duke ju mundësuar përpunuesve të duhanit të siguronin më lirë lëndën e parë dhe të dilnin në treg me çmime më të lira për duhanin e përpunuar”, përfundon shkrimin e tij Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat