Murtezaj: Situatë e re, pas vizitës së delegacionit amerikan - Bota Sot
Murtezaj: Situatë e re, pas vizitës së delegacionit amerikan

Aktuale

Murtezaj: Situatë e re, pas vizitës së delegacionit amerikan

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 00:22
Valon Murtezaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se beson që pas takimeve të delegacionit amerikan me krerët e shtetit do të ketë një situatë të re.

“Besoj që pas këtyre takimeve do të ketë një momentum të ri që do të sjellë një situatë të re ku gjendet Kosova dhe dialogu”, ka thënë ai në Televizionin Publik.

Ai ka bërë thirrje unitet nga Kosova përballë dialogut me Serbinë.

“Saherë që Kosova nuk ka qenë unike pozicioni negociator është me i vogël, prandaj sa më shpejt duhet që Kosova të përcaktojë objektivat dhe t’ i japë mbështetje spektrit politik”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...