Albin Kurti del nga spitali

Aktuale

Albin Kurti del nga spitali

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:42
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të martën ishte shtruar në QKUK.

Këtë javë Kurti është trajtuar  në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të një infeksioni.

Gjendja e tij tani është stabile dhe sot ai është liruar nga kjo klinikë.

“Bazuar në informatat nga menaxhmenti i Klinikës Infektive, Zyra për Informim në QKUK njofton se gjendja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është stabile. Konsiliumi i mjekëve në Klinikën Infektive ka vendosur ta lirojë Kurtin për në shtëpi”, thuhet në një përgjigje të Zyrës së Informimit të QKUK-së.

Kurti ishte prekur nga një infeksion në mushkri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat