Hoxhaj kërkon përkrahje nga ambasadori francez për marrëveshjen finale me Serbinë

Aktuale

Hoxhaj kërkon përkrahje nga ambasadori francez për marrëveshjen finale me Serbinë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:35
Enver Hoxhaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Nga ky i fundit, Hoxhaj ka kërkuar përkrahje që marrëveshja me Serbinë të përmbyllet me njohje dhe anëtarësim në OKB.

“Bisedë e këndshme me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert për një sërë temash politike në vend dhe Ballkan. Theksova nevojën e një përkrahje sa më të madhe për ta përmbyllur dialogun me njohje dhe anëtarësim në OKB. E falendërova për mbështetjen e madhe të Francës”, ka shkruar Hoxhaj.

Ditëve të fundit, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me ambasadorë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat