Dodik ka disa fjalë për Ramush Haradinajn: Kosova mbetet në Serbi

Aktuale

Dodik ka disa fjalë për Ramush Haradinajn: Kosova mbetet në Serbi

Nga: F.B. Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:23
Dodik

Kryesuesi i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë mbrëmë në Beograd se Kosova mbetet në Serbi, e cila përfundimisht do të vendos për atë çështje, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

“Pa serbët nuk mund të përmbyllet ky tregim” tha Dodik duke sqaruar se kjo do të thotë se në fund i gjithë populli serb duhet të jep mendimin e vetë për çështjen e Kosovës.

Duke komentuar deklaratën e Haradinajt se dialogu me Beogradin duhet të vazhdoj me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese në kuadër të kufijve aktual që nënkupton “Republikën e Millorad Dodikut në Kosovë".

Dodik ka thënë se Haradinaj nuk ka dëgjuar për të dhe duhet të njihet me atë se Republika Serbe është Republikë e popullit serb.

"Kjo është Republikë e popullit serb e krijuar në vitin 1992 për dallim nga Republika e tij e krijuar nga bombardimet e NATO-së që duhej në një mënyrë të përmbyllej. Në një mënyrë të rrejshme, pa pajtimin e vendit në të cilën ndodhet është shpallur pavarësia. Ata tashmë kanë mjaft problem rreth saj”, theksoi Dodik në ditën kur festohet dita e Republikës Serbe dhe Kushtetutës së saj.

Duke nënvizuar se Kosovën nuk e kanë pranuar gjysma e njerëzimit, Dodik ka potencuar se është e qartë se “pavarësia e vetëshpallur e Kosovës nuk mund të marr verifikimin e plotë ndërkombëtar", dhe shtoi se Serbia ka të drejtë në Kosovë dje ai mbështet punën që bënë presidenti Vuçiq në lidhje me këtë çështje.

"Vuçiq duhet të forcohet këtu në Serbi si bisedues në një moment shumë me rëndësi për popullin serb në tërësi, që me forcën e vullnetit të popullit serb mund të marr vendim dhe të merr pjesë në zgjidhjen e kësaj çështje të rëndë", ka thënë Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat