Gjykata Supreme refuzon ankesën e Kurtit, Haxhiut, Kadaj-Bujupit e Topallit, për gazin lotsjellës

Aktuale

Gjykata Supreme refuzon ankesën e Kurtit, Haxhiut, Kadaj-Bujupit e Topallit, për gazin lotsjellës

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:57
Pamje nga seanca gjyqsore

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar mbrojtjen e katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës për hedhjen e gazit lotsjellës në brenda seancës plenare të Kuvendit.

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, ishin dënuar nga Gjykata e Themelore  me burgim, ndërsa mbrotja e tyre, e cila është caktuar nga shteti, kishte bërë ankesë për dënimin në Gjykaten e Apelit, por kjo e fundit i ka cilësuar si të pa baza argumentet dhe ankesat e mbrojtjes.

Në dokumentin e siguruar, paneli që ka dhënë vendimin është në përbërje të Nesrin Lushtës, Valdete Dakës dhe Agim Maliqit.

Sipas njoftimit kërkesa refuzohet si e pabazuar.

Gjykata Themelore i ka shpallur fajtorë katër deputetët: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Për përdorim të armës, deputeti Albin Kurti është dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burg. Dënimi unik: 1 vjet e 6 muaj burg.

Dënimi është me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare.

Deputetja Albulena Haxhiu për përdorim të armës është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim. Për pengim të personit zyrtar me 4 muaj. Dënimi unik: 1 vit e 3 muaj.

Donika Kadaj-Bujupi për përdorim të armës është dënuar me 1 vit e 3 muaj, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burgim. Dënim unik: 1 vit e 6 muaj.

Ndërsa, deputeti Faton Topalli për përdorim të armës është dënuar me 1 vit burgim dhe për pengim të personit zyrtar me 3 muaj burg. Dënimi unik: 1 vit e dy muaj.

Të gjitha këto dënime janë me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare.

Të katër deputetët e Kuvendit të Kosovës akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat