Kadaj Bujupi: Projekti për ndarje të Kosovës vdiq, gajret!

Aktuale

Kadaj Bujupi: Projekti për ndarje të Kosovës vdiq, gajret!

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:15
Donika Kadaj Bujupi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj Bujupi ka reaguar pas njoftimit zyrtar të SHBA-së, se nuk do të ketë tërheqje të trupave amerikane nga Kosova.

Kadaj Bujupi ka thënë se ata që para disa orëve po aludonin në burime anonime se SHBA po paketon valixhet, tash kanë nevojë për bllof të ri.

Ajo ka thënë se projektet për ndarjen e Kosovës janë duke dështuar dhe se bllofet e radhës mund të shpërfaqin gjendjen e rëndë shpirtërore të disave pas vdekjes së projekteve të vjetra serbe dhe ruse.

Reagimi i plotë:

Deri para disa orëve, me kinse burime anonime, thanë se SHBA-të janë duke paketuar valixhet për të ikur nga Kosova. Tani që SHBA-të i dematuan, me siguri se ata kanë nevojë për ndonjë bllof të ri. Sidoqoftë, projektet për ndarjen e Kosovës janë duke dështuar. Bllofet e radhës mund të shpërfaqin gjendjen e rëndë shpirtërore të disave pas vdekjes së projekteve të vjetra serbe dhe ruse. Gajret!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat