Soltes: E ndaj frustrimin me Kosovën për vizat

Aktuale

Soltes: E ndaj frustrimin me Kosovën për vizat

Më: 2 mars 2019 Në ora: 08:11
Igor Soltes

Euro-deputeti dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes ka thënë se e ndanë shqetësimin me qytetarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave.

Ai ka dhënë një intervistë të premtën në Televizionin Publik.

Soltes ka deklaruar se ka argumente të mjaftueshme që kosovarët të lëvizin pa viza.

Gjithashtu, eurodeputeti ka bërë të ditur se janë duke punuar vazhdimisht t’i bindin shtetet që të votojnë për liberalizim të vizave për Kosovën.

“E ndaj frustrimin me qytatarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave. Kemi argumente të mjaftueshme për të hequr vizat. Ne po bëjmë çdo gjë për t’i bindur vendet. Marsi është një  mundësi dhe muaji qershor dhe shpresoj që kjo temë të jetë pjesë e agjendës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat