Bytyqi: Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë

Aktuale

Bytyqi: Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë

Nga: Z.B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:25
Foto

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se Epopeja e UCK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, kjo ngjarje, i rritë për çdo vit e më shumë heronjtë dhe dëshmorët. Ua përcjellë gjeneratave të reja emrin e Hamzës e Ademit dhe të familjes Jashari

Postimi i plotë:

Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri. Kjo ngjarje, i rritë për çdo vit e më shumë heronjtë dhe dëshmorët. Ua përcjellë gjeneratave të reja emrin e Hamzës e Ademit dhe të familjes Jashari, që i tregoi botës se e donim lirinë më shumë se gjithçka tjetër, se liria është e shenjtë dhe nuk e pranonim më jetën në Atdheun e robëruar.

Epopeja lavdisë dhe krenarisë tonë, do të jetojë përgjithmonë bashkë me emrat e heronjve që i dhanë liri Kosovës, i dhanë jetë të ardhmes!

Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat