Kryetarët e komunave dhanë 903 premtime, përmbushën vetëm 165

Aktuale

Kryetarët e komunave dhanë 903 premtime, përmbushën vetëm 165

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:43
Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017.

Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës janar 2018 - dhjetor 2018 - viti i parë i mandatit katërvjeçar - janë përmbushur 165 premtime, pjesërisht të përmbushura rezultojnë 94 premtime, në 345 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa 299 premtime ende nuk kanë nisur së realizuari.

Numri më i madh i premtimeve të realizuara është shënuar në fushën e infrastrukturës, arsimit, administratës dhe shërbimeve publike. Ndërsa fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë, bujqësisë, si dhe ajo e urbanizimit.

Instituti GAP bën monitorimin e realizimit të premtimeve vetëm në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore.

Komunat si Skenderaj, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna.

Ndryshe, vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat