Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Aktuale

Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:47
Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

Bytyqi ka thënë se ambasadorin Sakar e ka falënderuar  për përkrahjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat e jetës, e veçanërisht në arsim.

“Theksova bashkëpunimin e mirë që kemi pasur edhe me ish ambasadoren Kilic dhe theksova gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje në të mirë të ofrimit të arsimit cilësor për nxënësit dhe studentët”, thuhet në postimin e Bytyqit në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat