Haradinaj falënderon Britaninë për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve

Aktuale

Haradinaj falënderon Britaninë për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve

Nga: G.B Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:58
Ramush Haradinaj dhe Sir Alan Duncan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar Britaninë e Madhe për kundërshtimin ndaj idesë për korrigjimin e kufijve me Serbinë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku dhe ka publikuar foton me deputetin që foli në parlamentin britanik kundër korrigjimit të kufijve, Sir Alan Duncan, ka thënë se kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt dhe se ëlvizja e tyre është e rrezikshme.

Postimi i tij i plotë:

Mirënjohës dhe falënderues për çasjen konsistente të Qeverisë së Britanisë së Madhe ndaj idesë luftënxitëse e destabilizuese të ndryshimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj. Në debatin e sotëm për Kosovën në Parlamentin Britanik, Ministri për Evropë Sir Alan Duncan e cilësoi si tejet të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve, që do të shfrytëzohej si presedan nga palët e treta.

Kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme. E përsëris se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, e cila
do të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve aktual të 17 shkurtit 2008.

RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat