BE nuk komenton platformën e bisedimeve: E rëndësishme të arrihet një marrëveshje

Aktuale

BE nuk komenton platformën e bisedimeve: E rëndësishme të arrihet një marrëveshje

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:17
Maja Kocijançiç

BE nuk komenton qëndrimet e palëve në dialogun Prishtinë-Beograd dhe kërkon nga pushteti në Kosovë t’i heqë taksat në prodhimet e Serbisë në mënyrë që të vjen deri te marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe juridikisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar sot në Bruksel zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç.

Ky ishte komenti i saj në pyetje të gazetarit serb të tregon se a konsideron BE goditje dhe ndërprerje të dialogut platformën të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës me qëndrimet kyçe se negociatat duhet të sjellin deri te njohja e ndërsjellët të Kosovës dhe Serbisë, heqjes së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

“Si ndërmjetësues Bashkimi Evropian nuk i komenton qëndrimet e palëve në dialog dhe vetëm me negociata mund të arrihet deri te marrëveshja e cila është në interes të qytetarëve të Kosovës, Serbisë dhe të rajonit”, ka thënë Kocijançiç.

Ajo ka shtuar se në nëntor të vitit të kaluar është marrë vendim në Qeverinë e Kosovës të futen taksat në prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili vendim nuk ndihmon në krijimin e kushteve të nevojshme për dialog, prandaj po e përsërisim kërkesën e BE, si edhe të SHBA të cilët po e përkrahin dialogun, që të hiqen këto taksa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat