Policia e Krimeve Ekonomike ia “mësyen” Universitetit “Kadri Zeka”. Nën hetime edhe rektori Kosumi!

Aktuale

Policia e Krimeve Ekonomike ia “mësyen” Universitetit “Kadri Zeka”. Nën hetime edhe rektori Kosumi!

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:58
Bajram Kosumi

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi.

Kështu ka bërë të ditur një burim i mirëinformuar brenda prokurorisë.

Ndërkaq, zyrtarisht bëhet e ditur se nën llupën e prokurorisë janë një grup zyrtarësh të këtij institucioni arsimior, të cilët dysohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ketë e ka konfirmuar për “Blic” zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka autorizuar Sektorin e Njësisë Hetimore Rajonale të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan, që të grumbullojnë prova apo informata tjera, lidhur me hetimin ndaj disa zyrtarëve në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’, në Gjilan, të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës“, tha Xheladini në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike.

Univerziteti “Kadri Zeka” në Gjilan, hesht për hetimet!

Media ka kontaktuar me zyrën për informim në Universitetin “Kadri Zeka” por nga aty kanë refuzuar të deklarohen lidhur me hetimet e nisura ditë më parë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, me arsyetimin se nuk janë të informuar rreth rastit të hetimeve.

Ndryshe, po ky universitet dyshohet se ka bërë keqpërdorim të buxhetit publik në kohën e ceremonisë së diplomimit të studentëve, në tetor të tetor të vitit të kaluar.

Prej 300 studentëve të këtij universiteti që kanë përmbushur kushtet për diplomim me datën 26 tetor të vitit që e lëm pas, 170 studentë nuk kanë pasur mundësi të veshin pelerinë, veshje kjo që nuk do t’i dallonte ata nga kolegët tjerë që po diplomonin atë ditë.

Mungesën e pelerinave për studentët e diplomuar, rektori i këtij universiteti Bajram Kosumi, e kishte arsyetuar me buxhet jo të mjaftushëm, për sigurimin e tyre.

Media ka raportuar edhe për parregullësi tjera në këtë universitet. Në mars të vitit të kaluar, në mënyrë të jashtëligjshme përmes një konkursi të brendshëm ka bërë përzgjedhjen dhe avancimin në pozita të disa kandidatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat