Paçarizi: Premisat për heqjen e taksës sot ose këto ditë

Aktuale

Paçarizi: Premisat për heqjen e taksës sot ose këto ditë

Nga: G.B Më: 9 mars 2019 Në ora: 13:37
Rrahman Paçarizi

Profesori Rrahman Paçarizi ka thënë se ekzistojnë disa premisa për heqjen e taksës sot ose këto ditë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se David Hale do t’ia kujtojë Haradinajt letrën e Trump-it për përfundimin e procesit me njohje të ndërsjellë, platforma për dialogun si dhe ruajtja e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në.

Po ashtu, ai ka thënë se ka dhe premisa që nuk përmenden por që janë reale.

Postimi i tij i plotë:

Premisat për heqjen e taksës sot ose këto ditë

1. David Hale do t'ia rikujtojë kryeministrit Haradinaj letrën e presidentit Trump ku kërkohet përfundimi i procesit me njohje të ndërsjellë;
2. Gjysmëparlamenti ka miratu platformën për dialogun, me çka sigurohet mosndryshimi i statusit të Kosovës, integriteti territorial dhe rendi kushtetues e administrativ i Kosovës, paçka se këto janë edhe provizione të Kushtetutës e cila është e ranguar më lart se një platformë e votuar në Kuvend;
3. Ruajtja e partneritetit me SHBA dhe BE është jetike për Kosovën
Premisat që nuk do të përmenden, por që janë reale:
1. Taksa ka qenë veprim i pamenduar dhe euforik për të mbulu dështimet në politikën e jashtme dhe të brendshme;
2. Kotrabanda dhe interesat ekonomike të grupeve të interesit e kanë korruptuar idenë e taksës;
3. Bizneset që kanë përfituar nga vënia e taksës nuk kanë më asnjë interes nga mbajtja e mëtejshme e saj;
4. Koalicioni duhet te ruhet...

Urime, suksese!
Ne fund, te gjithe jane te lumtur dhe patriota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat